Politikë
03/10/2026 21:16
Takimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhikun, Daut Haradinaj: Të kota, vetëm manovra se "kush kujt po ia fut"
Takimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhikun, Daut Haradinaj: Të kota, vetëm manovra se "kush kujt po ia fut"
Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me takimet e fundit të liderëve politikë, duke i cilësuar ato si “të kota”.
Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se këto takime, sipas tij, nuk do të prodhojnë rezultate dhe i ka cilësuar si “manovra”.
“Takimet e kota të liderëve politikë s’do të prodhojnë asnjë send. Vetëm manovra se kush kujt po ia fut”, ka shkruar Haradinaj.
Ai më tej ka bërë thirrje për pjesëmarrje në shesh më 6 tetor.
“Më 6 tetor do të duhej të ishim të gjithë në shesh”, ka shkruar ai.
Nga
Zani Digjital
19 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate