Takim Abdixhiku-Prattipati, LDK riafirmon partneritetin me Shtetet e Bashkuara
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.
Ai e ka falënderuar përfaqësuesen amerikane për bashkëpunimin me LDK-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.
Abdixhiku ka theksuar se miqësia me SHBA-në mbetet përcaktim i përhershëm i LDK-së, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të këtij partneriteti.
“Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm”, ka shkruar Abdixhiku.
Të rejat Lexo më shumë
Bie numri i bizneseve në Kosovë, por rriten pagat dhe qarkullimi
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Rahovec
Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore, atmosfera në kamp është shumë e mirë