← Kthehu te Ballina
Politikë 04/10/2026 17:45

Tahiri për Ligjin për Dhomat e Specializuara: Nesër nuk duhet të bëhet lojë

Tahiri për Ligjin për Dhomat e Specializuara: Nesër nuk duhet të bëhet lojë

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës, në seancën e nesërme, të miratojë Ligjin për Dhomat e Specializuara në të dyja leximet. Ai theksoi se procesi s’duhet të shndërrohet në betejë politike dhe se gjatë shqyrtimit në leximin e dytë duhet të kontrollohet nëse ka elementë që nuk janë përfshirë nga Komisioni për Legjislacion, duke bërë nëse është e nevojshme amendamente për përmirësimin e ligjit. “Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjë lexim”, shkroi Tahiri në një postim. Ai bëri thirrje që çështja të trajtohet me përgjegjësi dhe të mos u kthejë në garë për të paraqitur më mirë apo më zëshëm. Sipas tij, miratimi i ligjit duhet të shërbejë si pikënisje për një angazhim më të gjerë institucional të Kosovës në mbrojtjen e historisë dhe luftës çlirimtare. “Nesër duhet të jetë një nisje e re”, theksoi. Tahiri kërkoi që gjatë dy viteve të ardhshme shteti i Kosovës të tregojë seriozitet në raport me procesin gjyqësor në Hagë, duke ndërtuar një qasje institucionale, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

Reklamë