Tahiri akuzon VV-në për politizim të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se po tentojnë të përfitojnë politikisht nga vrasja e Arlinda Zekajt, duke e ndërlidhur të dyshuarin me udhëheqësit e Aleancës.
Gjatë seancës së Kuvendit, Tahiri iu referua deklaratave të deputetit të LVV-së, Taulant Kelmendi, për të cilin tha se është përpjekur ta lidhë të dyshuarin për vrasjen e Zekajt me drejtues të AAK-së, për shkak të një fotografie dhe një dreke të përbashkët.
Tahiri kritikoi gjithashtu deputeten e LVV-së, Arjeta Fejza, lidhur me deklaratat e saj për ish-kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili, sipas saj, është përfolur për dhunë në familje.
“Përfitimi i ulët politik i cili synohet të fitohet nga një tragjedi e cila ka goditur secilin njeri normal në këtë vend. Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasur evidencë, secili prej nesh e prej jush të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende s’ka qenë në dhe”, u shpreh Tahiri në foltoren e Kuvendit.
Arlinda Zekaj u vra ditë më parë, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.
Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe diskutime në Kuvend, veçanërisht lidhur me raportimet se viktima kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet për shkak të kërcënimeve të pretenduara.
Të rejat Lexo më shumë
Haxhiu paralajmëron deputetët për duhanin në Kuvend: Do të kërkojmë gjoba për shkelësit e ligjit
Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vrasjen e rëndë në Prizren
Familja padit OpenAI-n pas vdekjes së një 31-vjeçareje që dyshohet se ndërpreu ilaçet kundër epilepsisë me ndihmën e ChatGPT-së