Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë për nepotizëm, punësim të familjarëve dhe favorizim të militantëve partiakë në pozita publike.
Tahiri ka deklaruar se punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve është shndërruar në një nga mënyrat kryesore të funksionimit të qeverisë.
“Nepotizmi, apo thënë më troç, punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve, është bërë një prej mënyrave kryesore të funksionimit të kësaj qeverie”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka kritikuar edhe emërimin e militantëve partiakë në pozita publike, duke theksuar se këto pozita duhet t'u takojnë profesionistëve të pavarur dhe kompetentë.
“Klientelizmi politik dhe vendosja e militantëve partiakë në pozita publike tashmë janë shndërruar në praktikë të zakonshme të këtij pushteti”, ka theksuar ai.
Sipas Tahirit, qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që kishte premtuar gjatë fushatës politike, kur luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte paraqitur si një nga zotimet kryesore.
“Thjesht, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka përfunduar Tahiri.
Të rejat Lexo më shumë
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, ekspertja e NDI-së, Plakolli-Kasumi flet në Komisionin për barazi gjinore
Carragher bën një deklaratë të guximshme për Arsenalin pas fitores ndaj Liverpoolit
Trump kritikon republikanët, por pranon se demokratët bënë “punë të mirë” në zgjedhje