← Kthehu te Ballina
Sport 13/10/2026 18:01

Sylvinho drejt rikthimit, flitet se do të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje

Sylvinho drejt rikthimit, flitet se do të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje

Sylvinho rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave ballkanike, këtë herë si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Bullgarisë.

Federata Bullgare e Futbollit (BFS) është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Aleksandër Dimitrovit, ndërsa emri i brazilianit po përmendet gjithnjë e më shumë në mediat vendase.

Sipas raportimeve të Match Telegraph, drejtuesit e futbollit bullgar janë të gatshëm t’i ofrojnë Sylvinhos një pagë prej 1 milion eurosh në vit, shifër që do të përbënte rekord për një trajner të kombëtares bullgare. Në këtë paketë financiare parashikohet të përfshihet edhe stafi teknik i tij.

Presidenti i federatës, Georgi Ivanov, pritet të diskutojë mundësinë e emërimit me trajnerin brazilian në Milano, pasi oferta të shqyrtohet nga Komiteti Ekzekutiv. Sipas të njëjtave raportime, synimi i BFS-së është që Sylvinho të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare nga 1 janari.

Braziliani, kaloi plot 3 vite te Kombëtarja Shqiptare teksa i kualifikoi në “Euro 2024” si dhe i çoi në play-off për Botërorin e këtij viti.

Reklamë