Sveçla: LVV nuk e mbështeti Rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kjo parti nuk e ka mbështetur Rregulloren e re për parkingjet në kryeqytet.
Përmes një reagimi në Facebook, Sveçla ka shprehur rezervat e LVV-së lidhur me ndryshimet e parapara në këtë rregullore, duke thënë se nuk janë të bindur se ajo do t'ua lehtësojë jetën qytetarëve.
Sipas tij, rritja e tarifave për parking nuk nënkupton domosdoshmërisht më shumë rregull, më shumë parkingje apo mundësi shtesë për banorët.
Ai ka theksuar se propozimet e subjektit të tij politik nuk janë marrë parasysh nga ekzekutivi i Prishtinës, prandaj rregullorja nuk e ka marrë mbështetjen e tyre.
“ Mbetet të shihet nëse dokumenti do t’i kalojë filtrat e ligjshmërisë dhe do të hyjë në fuqi. Kemi rezerva serioze edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Sveçla.
Kujtojmë se Rregullorja e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime në menaxhimin e parkingjeve publike dhe tarifat për parkim në kryeqytet.
Të rejat Lexo më shumë
"Dashuri mes rrënojave", 250 çifte kurorëzojnë martesën në Gaza
Flini keq dhe keni probleme me tretjen? Një zakon i përditshëm mund të jetë shkaku
Çmimet e benzinës bien ndjeshëm në Zvicër, shoferët marrin lajmin e mirë pas zhvillimeve në Iran