← Kthehu te Ballina
Politikë 10/11/2026 10:47

Sveçla i VV-së: Rama u zmbraps nga ideja e tij e çmendur për ndërtime të reja në “Ulpianë”!

Sveçla i VV-së: Rama u zmbraps nga ideja e tij e çmendur për ndërtime të reja në “Ulpianë”!

Asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla e ka quajtur ide të çmendur propozimin e Përparim Ramës për nderimet e reja në “Ulpianë”.

“’Ulpianën’ e mbrojmë me vendim institucional, jo me postime e premtime të Përparim Ramës në Facebook”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Reagimi qytetar e bëri punën e vet!

Përparim Rama u zmbraps nga ideja e tij e çmendur për ndërtime të reja në “Ulpianë”.

Megjithatë, duke i njohur aftësitë e tij për mashtrim, nuk bën të relaksohemi.

Për këtë arsye, në mbledhjen e ardhshme të KK të Prishtinës, kurdo që të mbahet ajo, Lëvizja VETËVENDOSJE, do të propozojë ANULIMIN E VENDIMIT PËR “ULPIANA 2030 LEGACY”.

Reklamë