Superliga vazhdon me rivalitet të madh. Drenica përballet me Dritën, ndërsa Vushtrria sfidon Prishtinën!
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku në qendër të vëmendjes janë ndeshjet Drenica vs Drita dhe Vushtrria – Prishtina.
Në programin e sotëm, të dyja ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00, duke premtuar emocione dhe rivalitet në garën për pikë të rëndësishme në kampionat
Drita udhëton te Drenica me synimin për të marrë tri pikë të rëndësishme. Gjilanasit aktualisht renditen në pozitën e tretë me 23 pikë, gjashtë më pak se lideri Prishtina, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Drenica ndodhet në pozitën e tetë me 11 pikë dhe ka nevojë të madhe për rezultat pozitiv për t’u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës.
Një tjetër përballje me rëndësi është ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës, shkruan Indeks Online.
Kryeqytetasit kryesojnë tabelën me 29 pikë nga 12 ndeshje dhe synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve.
Të rejat Lexo më shumë
Skandal i rëndë: Imami shqiptar në Zürich mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit – detyrohet të japë dorëheqje
Raporti i Progresit, pozitë e opozitë me qëndrime të kundërta
Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov me 6 të vdekur, detaje për të dyshuarin dhe pamje duke ikur njerëzit