Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në Rusi, përfshihet nga zjarri
Një impiant për përpunimin e naftës dhe kondensatit të gazit në qytetin e Surgutit, në Rusi, është sulmuar me dronë dhe është përfshirë nga zjarri.
Objekti është në pronësi të gjigantit rus të energjisë Gazprom dhe, sipas raportimeve, është shënjestruar nga dronët për herë të parë.
Impianti është një nga objektet kryesore të këtij lloji në Rusi. Aty përpunohen nafta dhe kondensati i gazit, ndërsa prodhohen benzinë, naftë për automjete dhe vajgur për aeroplanë.
Sulmi është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të distancës së madhe nga Ukraina.
Rajoni autonom i Hanty-Mansit, ku ndodhet Surguti, është rreth 2.400 deri në 2.600 kilometra larg kufirit ukrainas në vijë ajrore.
Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara për shkallën e dëmeve apo për persona të lënduar nga sulmi.
Të rejat Lexo më shumë
Ky pritet të jetë formacioni i Man Cityt nëse bien nga Liga Premier – pesë yje mund të qëndrojnë
Bizneset kërkojnë mbrojtje - mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës - u anuluan dhjetëra fluturime