← Kthehu te Ballina
Lajme 20/10/2026 09:31

Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri

Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri

Një mjek kujdestar në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 14:42. I dyshuari dyshohet se e ka sulmuar mjekun për shkak të pakënaqësisë lidhur me trajtimin e tij.

Spitali “Sheikh Zayed”, Vushtrri 19.10.2026, 14:42. Ankuesi mashkull kosovar, mjek kujdestar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga pakënaqësia lidhur me trajtimin ndaj tij e kishte sulmuar fizikisht”, thuhet në raportin e policisë.

Reklamë