Sulmi në Aeroportin e Riad-it, reagon Presidenti Trump, SHBA drejt përfshirjes në luftë
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve në luftën kundër grupit Huthi të Jemenit, pas sulmit vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite bëri të ditur se 12 persona u vranë dhe 309 të tjerë u plagosën nga sulmi i së shtunës në aeroport, ndërsa disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.
Agjencia Reuters raportoi se rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ishte i treti ndaj aeroportit brenda një jave.
Sipas Al Jazeera-s, Trump u tha gazetarëve të dielën, në bazën ajrore Andrews, se Uashingtoni po shqyrton nëse do t’i bashkohet luftës kundër Huthive. Ai deklaroi se një vendim pritet të merret së shpejti.
Trump e cilësoi gjithashtu sulmin si “të tmerrshëm” dhe tha se së shpejti do të zhvillojë një bisedë me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se një shtetas amerikan ka humbur jetën nga sulmi. Sipas raportimit, ai i cilësoi goditjet si “të papranueshme” dhe bëri thirrje që ato të ndalen.
Të rejat Lexo më shumë
Shtiu me armë zjarri në Leposaviq, sekuestrohen armë
“Synohet drejtësi pa paragjykime”, avokati Musa për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Liverpool apo Manchester City? Kush do të fitojë superduelin e javës në Premierligë