Sulm ndaj një qendre të të dhënave në Rusi - ndërpriten disa sisteme digjitale
Po vazhdojnë sulmet e ukrainase brenda territorit rus.
Një nga objektet kryesore të Shërbimit Federal të Tatimeve të Rusisë, në qytetin Gorodets, në rajonin e Nizhny Novgorodit, raportohet se është vënë në shënjestër të një sulmi.
Sipas informacioneve të publikuara, objekti shërben për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të regjistrave shtetërorë dhe të bazave të mëdha të të dhënave tatimore.
Sulmi mund të shkaktojë ndërprerje në funksionimin e disa sistemeve digjitale të institucioneve ruse, për shkak të rëndësisë së të dhënave që ruhen në këtë qendër.
Ngjarja vjen në një kohë kur në Rusi janë raportuar sulme të përsëritura ndaj qendrave të të dhënave, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e infrastrukturës digjitale të vendit.
Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të plota për shkallën e dëmeve apo për ndërprerjet konkrete që mund të ketë shkaktuar sulmi.
Të rejat Lexo më shumë
Kifoplastika: Roli i teknikut të radiologjisë në trajtimin e avancuar të frakturave të shtyllës kurrizore
Arrestohet njё person dhe sekuestrohet një armë zjarri nё Klinё
Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim