Politikë
20/10/2026 19:17
Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës
Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit.
Në këtë stërvitje morën pjesë anija shqiptare “Oriku” P-132 dhe grupi i bordingut, si dhe anijet turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep.
Stërvitja kishte si qëllim rritjen e gatishmërisë luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave detare, si dhe unifikimin e procedurave operacionale për zhvillimin e misioneve të përbashkëta.
Përmes këtyre stërvitjeve synohet forcimi i bashkëpunimit mes forcave aleate dhe rritja e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në kuadër të angazhimeve të NATO-s. /A2
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Evropa po digjet nga protestat, por pse Zvicra po mbetet e qetë?
Politikë
Syla i OVL UÇK: Jemi ndier të fyer që Kurti s’na ftoi në grupin që po e harton strategjinë për Specialen
Politikë
Prokuroria Speciale lehtëson procedurën e regjistrimit të lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare
Sport