“Stacioni kulturor” në Prishtinë, hapësira e re e artit dhe teatrit – Zana Hoxha tregon si lindi ideja
Prishtina tashmë ka një hapësirë të re për artin, teatrin dhe aktivitetet kulturore. “Stacioni kulturor”, i themeluar nga Artpolis nën drejtimin e regjisores së njohur Zana Hoxha, synon të shndërrohet në një pikë takimi për artistët, komunitetin dhe publikun e të gjitha moshave.
Në një intervistë të shkurtër për IndeksOnline, Hoxha ka rrëfyer detaje rreth idesë për realizimin e kësaj hapësire, rrugëtimit deri në jetëzimin e saj dhe synimeve që ka për të ardhmen e “Stacionit kulturor”.
Ideja lindi nga nevoja për një hapësirë ku artistët të kenë mundësi të krijojnë, të prezantojnë punën e tyre dhe të takohen me publikun. Sipas Hoxhës, Prishtinës i ka munguar një vend i tillë, ku jeta kulturore të zhvillohet gjatë gjithë ditës dhe ku komuniteti të jetë pjesë aktive e aktiviteteve artistike.
Të rejat Lexo më shumë
Deputeti gjerman reagon për protestat në Tiranë: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit
Shasivari thirrje deputetëve: Jepini shans Ligjit për përfaqësim të drejtë
Po xhirohej vazhdimisht nga një fanse, Taylor Swift detyrohet t'i kërkojë asaj të ndalojë gjatë ndeshjes së Kansas City Chiefs