Sponsorët presin në radhë për yllin e PSG-së, por Desire Doue ka nënshkruar vetëm një kontratë deri tani
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Desire Doue thuhet se është lojtari më i kërkuar i ekipit francez për të nënshkruar kontrata sponsorizimi, por deri tani ai ka rezultuar shumë i kujdesshëm.
Sipas gazetës L'Equipe, Desire Doue, thuhet se po tërheq më shumë interes nga sponsorët sesa shoku i tij i skuadrës, Ousmane Dembele, i cili ka pri deri tani.
Lojtari 21-vjeçar i kombëtares franceze është bërë një nga lojtarët më të kërkuar për markat e mëdha që nga depërtimi i tij në nivelin më të lartë në pranverën e vitit 2025. Mosha e tij e re, talenti, stili dhe apeli për brezat e rinj thuhet se janë prapa kërkesës.
Pavarësisht shumë ofertave, Doue ka qëndruar selektiv me imazhin e tij. Thuhet se ai ka nënshkruar vetëm një partneritet, me Nike, dhe ka refuzuar të tjerat, në një përpjekje të dukshme për të kontrolluar markën e tij, ndërsa profili i tij rritet në Francë dhe jashtë saj.
🚨 DÉSIRÉ DOUÉ 🇫🇷 REFUSE DE DEVENIR UN SIMPLE PRODUIT MARKETING !! ❌🤑Engagé uniquement avec Nike après d'interminables négociations, il structure méticuleusement son image.Il a notamment déposé PLUSIEURS MARQUES À SON PROPRE NOM.Loin de courir après les chèques, IL CIBLE DES PROJETS PORTEURS DE SENS SUR LE LONG TERME pour ne jamais laisser le sponsoring parasiter sa carrière sportive.(@lequipe)
— Actu Ligue 1 (@ActuL1_) October 24, 2026
Specialisti i marketingut sportiv, Lionel Maltese, i tha gazetës L'Equipe se Parisi ofron një treg të madh të krahasueshëm me Nju Jorkun, Londrën apo Tokion. Ai shtoi se PSG ka punuar prej kohësh për të ndërtuar markën e tyre përmes modës dhe stilit të jetesës, duke i dhënë Doues një platformë të fortë.
“Ai është pak a shumë lojtari i së ardhmes”, tha Maltese.
Në fushë, ndikimi i Doue vazhdon të rritet këtë sezon, pasi ai shënoi së fundmi në fitoret kundër Manchester City dhe Barcelonës.
Të rejat Lexo më shumë
NASA përgatit një nga misionet më të ndërlikuara hapësinore në histori
DAP nis kontrollet për të hyrat nga jashtë gjatë vitit 2021
Thirrjet për shkatërrim, djegie e dëmtim të pronave, Policia e Shtetit del me deklaratë