Spektakël në “Olimpico”, Real Madridi me përmbysje të çmendur triumfon ndaj Romës
Real Madridi në stilin e kampionit ka bërë një përmbysje spektakulare për të fituar ndaj Romës.
“Los Blancos” dëshmuan pse janë mbret i këtij kompeticioni për të shënuar tri herë për shtatë minuta, duke e rikthyer rezultatin nga 3-1 në 3-4.
Roma e nisi shumë më mirë për të krijuar disa raste dhe zhbllokuan epërsinë falë Marten de Roon (20’).
Mirëpo, Kylian Mbappe pesë minuta më vonë me një supergol e barazoi rezultatin (25’).
Roma sërish ishte më e mirë. Donyell Malen me një gol të bukur pas një devijimi e riktheu epërsinë (51’).
I njëjti gjashtë minuta më vonë dërgoi rezultatin në 3-1 me një tjetër finalizim fantastik (57’).
Sidoqoftë, Jose Mourinho me inkuadrimin e dyshes Endrick dhe Carlos Espi ndryshoi tërë situata. Fillimisht, Espi përfitoi nga një top i kthyer për ta ngushtuar epërsinë (84’).
Një minutë më vonë Endrick shënoi me kokë pas harkimit të Arda Guler për të barazuar rezultatin (85’).
Kurse, në fund Antonio Rudiger shënoi gol të bukur pas një tjetër asistimi të Guler (90’).
Reali me këtë fitore arkëton gjashtë pikë ndërsa Roma mbetet me një sosh.
Të rejat Lexo më shumë
PSG tregon shpirtin e kampionit, mposht Man Cityn në një ndeshje spektakolare me gjashtë gola e penallti të humbur
SHBA thotë se shkatërroi një anije të lidhur me Iranin që po merrte në shënjestër anijet e Marinës në Gjirin e Omanit
Molliqaj për projektligjin për Specialen: Nuk ekziston, do të rrëzohet në tërësi nga Kushtetuesja