Spektakël i Ertjan Kofshës, ia dhuron Shqipërisë dy medalje në Europianin U-23 të Peshëngritjes
Ertjan Kofsha ngre lart flamurin kuqezi në Europianin e Peshëngritjes në Durrës, duke u shpallur kampion Europe në shkëputje dhe duke fituar medaljen e argjendtë në dygarësh.
Peshëngritësi shqiptar siguroi medaljen e artë në shkëputje me një provë të tretë fantastike, ku ngriti 167 kilogramë.
Kofsha ishte fantastik edhe në shtytje duke realizuar saktë tre prova, e fundit 200kg, por që për fat të keq nuk mjaftoi duke u renditur në vendin e 5-të.
Me 367 kg në total, Kofsha u rendit në vendin e dytë në dygarësh duke i siguruar Shqipërisë medalje argjendi.
Triumfi i Kofshës vërtetoi edhe një herë se e ardhmja e Peshëngritjes kuqezi është e sigurt, pasi më herët siguruan medalje në Evropianin për të rinj edhe Samoel Rrasa në stilin e shtytjes, pesha 65kg në kategorinë Junior.
Ndërsa Enkileda Carja mori tri medalje të argjendta në peshën 69kg të kategorisë Junior.
Të rejat Lexo më shumë
Shasivari para takimit me studentët: Dëshirojmë të arrijmë zgjidhje bashkëkohore për çështjen e Jurisprudencës
INVESTIMET NË ENERGJI TË RIPËRTËRITSHME: SI MUND TË NDIHMOJNË PROCEDURAT MË TË THJESHTA DHE SHËRBIMET PUBLIKE DIGJITALE?
26 kamera në “Bernabéu”, por asnjë pamje e qartë e goditjes së Gülerit!