← Kthehu te Ballina
Politikë 04/11/2026 10:47

Sot publikohet raporti i progresit për Kosovën

Sot publikohet raporti i progresit për Kosovën

Komisioni Evropian do të miratojë dhe publikojë sot paketën e zgjerimit, së bashku me raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Siç është paralajmëruar më herët, Kosova pritet të renditet në grupin e vendeve me përparim të kufizuar.

Kriza e zgjatur politike, bllokada në funksionimin e kuvendit dhe mungesa e reformave në fushën e sundimit të ligjit janë evidentuar si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ngecjen e vendit në procesin e integrimit evropian.

Reklamë