Politikë
02/11/2026 22:01
Sot filloi rigjykimi për rastin "Onkologjia 2"
Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia 2”, kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, sot nisi nga e para në Gjykatën Penale në Shkup, për shkak të ndryshimit të një anëtari të trupit gjykues.
Të dy të akuzuarit përsëritën se nuk ndihen fajtorë. Mbrojtja e Vasevit pretendon se aktakuza bazohet në supozime dhe jo në prova konkrete, ndërsa avokatja e Nuhit reagoi për dorëzimin e provave shtesë nga Prokuroria.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2018-2022, përmes furnizimeve të paligjshme dhe keqpërdorimit të barnave, buxhetit i është shkaktuar dëm prej gati 36 milionë eurosh.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Pse nuk po arrini rezultatet e dëshiruara në palestër? Trajnerët tregojnë gabimet më të shpeshta
Politikë
Sulmi vdekjeprurës rus në Zaporizhzhia zbeh shpresat për përparim drejt paqes, thotë Zelensky
Politikë
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Politikë