Sony prezanton sensorin e ri LYTIA 720 me rezolucion 50 MP për telefonat inteligjentë
Sony ka prezantuar LYTIA 720, një sensor të ri imazhi CMOS të tipit stacked me rezolucion 50 megapikselë, i projektuar për pajisjet mobile. Sensori ka përmasa optike 1/1.56 inç dhe madhësi pikselësh prej 1.0 mikrometri.
Teknologjia e tij bazohet në qarkun e patentuar të Sony-t, Ultra High Conversion Gain (UHCG), i cili synon të përmirësojë fotografimin në kushte me ndriçim të ulët.
Sipas kompanisë, kjo teknologji mundëson reduktimin e zhurmës së rastësishme në imazh deri në 50 për qind, krahasuar me sensorin LYTIA 700, transmeton
LYTIA 720 kombinon teknologjinë UHCG me sistemin Hybrid Frame-HDR (HF-HDR), duke arritur një gamë dinamike prej 100 dB. Sensori mbështet gjithashtu regjistrimin e videove HDR në rezolucion 4K me 60 kuadro për sekondë, përmes teknologjisë HDR me një kuadër të vetëm.
Sipas Sony-t, këto teknologji mundësojnë fotografi me më shumë detaje në zonat me hije dhe reduktojnë humbjen e detajeve në pjesët shumë të ndriçuara, veçanërisht në skena me kontrast të lartë. Kompania pretendon se rezultatet synojnë të jenë më afër mënyrës se si syri i njeriut percepton një skenë.
Sony ka bërë të ditur se dërgesat e para të sensorit LYTIA 720 për prodhim masiv do të nisin në fillim të muajit të ardhshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë
Gjimnasti amerikan vendos rekord botëror, qëndron në duar mbi nyjat e gishtave për 1 minutë e 23 sekonda
Meriton Korenica mund të ishte bashkëlojtar i Ronaldos, menaxheri zbulon prapaskenat e interesimit të Al-Nassr