Sky Sport: Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas
Rasti i shumë-pritur po vjen. Sulmuesi Edon Zhegrova mund të ketë sonte (e diele) mundësinë për të qenë titullar ndaj Fiorentinas.
Ylli i Kosovës edhe pse ka shkëlqyer këtë sezon sa herë që ka hyrë nga stoli, ende nuk i është dhënë mundësia për ta dëshmuar kualitetin nga minuta e parë.
Trajneri Luciano Spalletti gjithnjë ka përdorur disa opsione të ndryshme në pjesën ofansive, megjithatë nuk e ka aktivizuar Zhegrovën nga minuta e parë.
Kjo situatë mund të ndryshojë këtë të diele, me “Sky Sport” që raporton se Zhegrova mund t’ia zërë sulmuesit Nick Woltmade vendin e titullarit.
“Woltmade nuk është në formën më të mirë. Edon Zhegrova mund të hyjë në formacionin e Spallettit, duke qenë startues në Serie A për herë të parë”, raporton ndër të tjera mediumi i famshëm.
Zhegrova përndryshe mbetet lojtari me më së shumti raste të krijuara për skuadrën italiane në Serie A.
Le probabili formazioni di Fiorentina-Juventus#SkySport #FiorentinaJuventus #SerieA https://t.co/TZcqfZSlb7
— skysport (@SkySport) November 8, 2026
Ai pas kësaj ndeshje do të udhëtojë për në Kosovë, meqenëse është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor.
Të rejat Lexo më shumë
Pesë raste me fruth në vend, epidemiologu Danillovski ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina
E shmangu policinë me shpejtësi të madhe, i riu iu fut në kuzhinë zviceranëve rreth orës 3 të mëngjesit
Banorët e Shkabajt kërkojnë renovimin e ambulantës pas përfundimit të punimeve në shkollë