Skandal në meçin për titullin e botës, tifozët pushtojnë ringun dhe rrahin boksierin kundërshtar
Një incident ka ndodhur pas përfundimit të meçit për titullin WBC Silver në kategorinë e rëndë, mes boksierit turk Umut Camkiran dhe azerbajxhanasit Mourad Aliev, të zhvilluar në Stamboll.
Përballja, e cila u zhvillua në Fenerbahçe Arena, përfundoi me tensione të mëdha, pasi veprimet e Alievit ndaj tifozëve në tribuna shkaktuan reagime të ashpra.
Camkiran, i cili para këtij dueli kishte një rekord të përsosur prej 25 fitoresh në po aq meçe, me 23 prej tyre të arritura me nokaut, u përball me Alievin në një luftë prej 12 raundesh.
Menjëherë pas rënies së gongut për përfundimin e raundit të fundit, boksieri nga Azerbajxhani nisi të festonte, por gjestet e tij të papërshtatshme në drejtim të tifozëve në tribuna e tensionuan situatën.
Në ato momente, një tifoz hyri në ring dhe e goditi me grusht Alievin. Pas tij, edhe disa persona të tjerë u futën në ring, duke shkaktuar një përleshje masive.
Tensionet vazhduan për disa çaste, ndërsa Alievi u largua nga ringu pas incidentit. Për shkak të kaosit, transmetimi i drejtpërdrejtë i meçit u ndërpre.
Ndërkohë, ende nuk ka një njoftim zyrtar për rezultatin përfundimtar të duelit për titullin WBC Silver.
Të rejat Lexo më shumë
Komuna zvicerane ndan nga 100 franga për secilin banor, përfitojnë mbi 25 mijë persona
Parashutat e tyre u ngatërruan - dy parashutiste humbin jetën pas një përplasjeje në ajër në Kaliforni
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve