← Kthehu te Ballina

S’ka ujdi mes VV e PDK si të procedohet me ligjin e Speciales, Çitaku thotë se diskutimet me Kurtin vazhdojnë më vonë

ShpërndajeFacebookWhatsApp
S’ka ujdi mes VV e PDK si të procedohet me ligjin e Speciales, Çitaku thotë se diskutimet me Kurtin vazhdojnë më vonë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të KosovësVlora Çitaku, është deklaruar për media pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, ku pjesë e tij ishte edhe Bedri Hamza.

Çitaku, ka thënë se me Kurtin, s’kanë dallime në përmbajtjen rreth Ligjit për Gjykatën Speciale që po diskutohet, por vetëm në aspektin procedural.

U.d kryetarja e PDK’së, ka thënë edhe se, diskutimet me kryeministrin do të vazhdojnë.

“Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo para gazetarëve.

Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme