← Kthehu te Ballina
Sport 24/10/2026 20:31

S’ka që e ndalë Malishevën, vazhdon me fitore në Superligë

S’ka që e ndalë Malishevën, vazhdon me fitore në Superligë

Malisheva ka fituar ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Liderët, e mposhtën Drenicën me rezultat 0-2 në “Bajram Aliu”, duke vazhduar me super formë këtë sezon.

Kjo është fitorja e 8-të e sezonit për Malishevën, teksa po vazhdojnë drejt ëndrrës së madhe për t’u shpallur kampion.

Golat u realizuan nga Dren Kryeziu dhe Rimal Haxhiu, në minutat 35 dhe 52.

Malisheva, mbetet në krye të Superligës me 26 pikë ndërsa Drenica e 7-ta, me 11 të tilla.

Reklamë