Sindikatat zvicerane të ndara për financimin e pensionit të 13-të
Sindikatat zvicerane janë ndarë lidhur me mënyrën e financimit të pensionit të 13-të, që do të jetë objekt i votimit popullor më 29 nëntor.
Sindikata e Shërbimeve Publike (SSP) kundërshton rritjen e TVSH-së me 0.4 pikë përqindjeje, duke argumentuar se sigurimi pensional AVS ka rezerva prej rreth 60 miliardë frangash dhe se pensioni shtesë duhet të financohet përmes kontributeve sociale.
Në anën tjetër, Unioni Sindikal Zviceran (USS) mbështet rritjen e TVSH-së, pasi Parlamenti e ka miratuar këtë zgjidhje për të shmangur deficitin në financimin e pensioneve, shkruan Swissinfo, transmeton
Sipas presidentit të USS-së, Pierre-Yves Maillard, rritja do të kushtonte rreth 7 deri në 10 franga në muaj për person.
SSP e konsideron këtë masë të padrejtë nga pikëpamja sociale, pasi barra bie edhe mbi pensionistët.
Ndërkohë, propozimi parashikon që norma standarde e TVSH-së të rritet nga 8.1% në 8.5%, ndërsa produktet e domosdoshme, përfshirë ushqimet dhe barnat, të mos preken nga rritja.
Të rejat Lexo më shumë
BQK-ja ligjëron para nxënësve në Dragash për edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike
Stërnipi i Benito Mussolinit shënon golin e parë në Serie A, në një datë historike për fashizmin
Nikolloski: Ende nuk kemi ndonjë zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë