Si ndryshon shikimi me kalimin e moshës dhe si t’i mbroni sytë
Me kalimin e viteve, shikimi mund të dobësohet, duke sjellë vështirësi në lexim, dallimin e ngjyrave dhe përshtatjen me dritën.
Pas moshës 40-vjeçare, këto ndryshime bëhen më të zakonshme, ndërsa rritet rreziku për katarakt, glaukomë dhe degjenerim makular.
Shenjat që duhen mbajtur nën vëzhgim përfshijnë shikimin e turbullt, tharjen e syve dhe shfaqjen e pikave ose shkëndijave të dritës, shkruan DailyMail.
Nëse këto të fundit shfaqen papritur, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, pasi mund të sinjalizojnë dëmtim të retinës.
Për të mbrojtur shikimin, rekomandohet ushqyerje e shëndetshme, shmangia e duhanit, përdorimi i syzeve të diellit dhe kontrolli i diabetit dhe tensionit të lartë.
Pas moshës 65-vjeçare, këshillohet kontrolli i syve të paktën një herë në vit, për të zbuluar herët problemet dhe për të parandaluar humbjen e shikimit.
Të rejat Lexo më shumë
Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro
Carvajal vendos një kusht të çuditshëm për ta pranuar transferimin te Getafe
LDK në Obiliq e cakton pasuesin e Xhafer Gashit