Shtyhet sërish lotaria "Green Card"
Mijëra persona që shpresojnë të fitojnë të drejtën për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara do të duhet të presin edhe më gjatë, pasi lotaria amerikane e kartonit të gjelbër për vitin 2027 është përballur me një tjetër pengesë ligjore.
Një gjykatë federale e apelit në SHBA ka bllokuar përkohësisht një vendim të mëparshëm, i cili e detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rifillonte programin e lotarisë.
Kështu, mijëra aplikantë mbeten sërish në pasiguri, ndërsa ende nuk dihet se kur do të mund të vazhdojë procesi, shkruan newsweek.
Programi është pezulluar që nga viti 2025. Autoritetet amerikane e kanë arsyetuar këtë masë me shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe nevojën për të rishikuar procedurat e verifikimit të aplikantëve.
Lotaria e kartonit të gjelbër, e njohur si Programi i Vizave të Diversitetit (Diversity Visa), u mundëson qytetarëve të vendeve të caktuara të aplikojnë për një mundësi për të fituar qëndrimin e përhershëm në SHBA.
Pezullimi i vazhdueshëm dhe pengesat ligjore kanë krijuar paqartësi për mijëra persona që presin të dinë nëse programi do të zhvillohet për vitin 2027.
Të rejat Lexo më shumë
Roy Keane identifikon problemin kryesor të Man Utd: Ky lojtar po i kushton pikë skuadrës
Protestat e dhunshme, Hita: Identifikohen 52 persona, nuk i shpëtuan policisë as ata që mbanin maska
Mickoski: ESHS konfirmoi rritjen PBV-së prej 3.8%