Shtëpi 190m² për shitje në Chelsea Point – e mobiluar dhe me oborr të rregulluar #17038
Për ata që kërkojnë një shtëpi të gatshme për banim në një zonë më të qetë të Prishtinës, kjo pronë prej 190m² në Chelsea Point ofron hapësirë funksionale dhe ambient të përshtatshëm për familje.
Shtëpia ndodhet në Bërnicë të Epërme dhe është e organizuar në përdhes dhe kat. Brenda saj përfshihen qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, dy depo dhe ballkon.
Prona është tërësisht e mobiluar, ngrohja realizohet me pompë termike, ndërsa janë instaluar edhe tre kondicionerë.
Shtëpia shtrihet në një truall prej 3.2 ari dhe ka oborr të rregulluar me hapësirë të mjaftueshme për vendparkim. Pozita në periferi ofron më shumë qetësi dhe pamje të hapur drejt natyrës.
Prona ofrohet për shitje me çmim prej 260,000 euro.
Karakteristika dhe informata të pronës
- Sipërfaqe: 190m²
- Truall: 3.2 ari
- 3 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 1 tarracë
- 2 depo
- Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug, Veri
Të rejat Lexo më shumë
Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër për shkak të festës fetare Dita e Përkujtimit të Shpirtërave
Konfiskim i pasurive në Kosovë, rasti ka të bëjë me trafikimin e narkotikëve në Suedi
Bagazhi i pazakontë i tradhtoi - tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga