Shtatë gola në Prishtinë, Kosova pëson humbje dramatike nga Italia në futsall
Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur me rezultat 4-3 nga Italia në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Dardanët” zhvilluan një përballje të fortë, por nuk arritën të shmangin humbjen në ndeshjen e dytë të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.
Ramadan Alaj ishte më efikasi për Kosovën me dy gola, ndërsa një tjetër realizim e shënoi Fitim Krasniqi.
Për italianët shënuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.
Pas fitores ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë, Kosova mbetet me tri pikë në vendin e dytë, ndërsa Italia kryeson grupin me gjashtë.
Ndeshjen e radhës ndaj Italisë, Kosova do ta zhvillojë më 10 nëntor, kurse më 24 shkurt do të përballet me Gjeorgjinë.
Të rejat Lexo më shumë
Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd
Njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut, kolesterol të lartë ose probleme me zemrën kanë më pak gjasa të hanë fruta të plota
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet