SHSKUK-u hap ‘kuletën’, ndan mbi 2.2 milionë euro për furnizim me oksigjen medicinal
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka dhënë kontratë në vlerë prej 2 milionë e 291 mijë e 490 eurosh për furnizim me oksigjen medicinal.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, operatori ekonomik i përzgjedhur është Medical Group SH.P.K. nga Prishtina.
Vlera e parashikuar e këtij tenderi ishte 2 milionë e 319 mijë e 780 euro, ndërsa kontrata është dhënë për 28 mijë e 290 euro më pak se shuma e parashikuar, raporton
Në këtë aktivitet të prokurimit kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Kontrata është dhënë më 30 tetor 2026, ndërsa kohëzgjatja e saj është 36 muaj.
Furnizimi me oksigjen medicinal është për nevojat e institucioneve shëndetësore që funksionojnë në kuadër të SHSKUK-së.
Të rejat Lexo më shumë
Kimi Antonelli shkroi historinë në Formula 1, por a është vërtet në nivelin e legjendave?
Mickoski: Po e thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, synimi është më shumë investime
Gjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave më 22 tetor, sot u konfirmua gjithçka pikë për pikë