SHSKUK-ja shkurton afatin e tenderit për furnizim me oksigjen nga 45 në 15 ditë, kontrata afro 2.3 milionë euro
Procedurat e tenderimit për furnizimin me oksigjen medicinal në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) janë përshpejtuar, me ç’rast afati për dorëzimin e ofertave është shkurtuar nga 45 në 15 ditë.
Tenderi, i cili ka të bëjë me furnizimin me oksigjen medicinal për institucionet shëndetësore publike, i është dhënë kompanisë “Medical Group”, me çmim prej afro 2.3 milionë eurosh, shkruan
Shkurtimi i afatit është arsyetuar me nevojën urgjente për sigurimin e oksigjenit mjekësor dhe rrezikun e ndërprerjes së furnizimit për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim.
Në dokumentacionin e tenderit thuhet se kontrata paraprake kishte arritur mbi 99 për qind të shpenzueshmërisë, për çka ishte kërkuar që procedurat e reja të zhvilloheshin me afat të përshpejtuar.
Furnizimi do të bëhet për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri.
Sipas kushteve të kontratës, kompania fituese obligohet që furnizimin ta realizojë brenda 24-orëve nga momenti i pranimit të kërkesës nga institucionet përkatëse. Po ashtu sipas dosjes së tenderit të publikuar në E-prokurimi kompania duhet të siguroj 2,829.000.00 litra oksigjen mjekësor i lëngshëm.
Kontrata publike kornizë parashihet të ketë kohëzgjatje prej 36-muajsh, ndërsa sasitë e furnizimit janë indikative dhe mund të kenë devijim prej plus-minus 30 për qind, shkruan
Të rejat Lexo më shumë
Pesë komunat e Dukagjinit bashkojnë forcat për menaxhimin e mbeturinave, me mbështetjen e Gjermanisë
Policia arreston një person brenda Pallatit të Drejtësisë, dyshohet për 19 vepra penale
Drejtori i OpenAI-së: Inteligjenca Artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë