← Kthehu te Ballina
Lajme 11/11/2026 11:32

Shqiptarja nga Presheva zgjidhet sekretare në Asociacionin Amerikan të Shëndetit Publik

Shqiptarja nga Presheva zgjidhet sekretare në Asociacionin Amerikan të Shëndetit Publik

Vlera Halimi Fazlija, profesoresha nga Presheva që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zgjedhur sekretare e Seksionit të Shëndetit Oral (Oral Health Section) në Asociacionin Amerikan të Shëndetit Publik (APHA).

Kjo organizatë profesionale është një nga organizatat e rëndësishme në fushën e shëndetit publik në SHBA, ndërsa zgjedhja e Fazlijës për këtë pozitë përbën një tjetër arritje në karrierën e saj akademike dhe profesionale, shkruan

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vlera Halimi Fazlija përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe përvojën e saj nga pjesëmarrja në konferencën vjetore të APHA 2026, e cila është mbajtur në San Antonio të Teksasit.

Gjatë kësaj konference, profesoresha nga Presheva ka prezantuar edhe punën e saj kërkimore, duke shkëmbyer përvoja me profesionistë të shëndetit publik dhe duke diskutuar çështje që lidhen me barazinë në shëndetësi, drejtësinë sociale dhe avancimin e shëndetit oral.

Fazlija është shprehur e nderuar për besimin e marrë, duke theksuar se pret të kontribuojë në misionin e organizatës për avancimin e barazisë në shëndetin oral dhe mbështetjen e politikave të shëndetit publik.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë konferencës do t'i ndajë me studentët dhe kolegët e saj, me qëllim të pasurimit të procesit mësimor, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale.

Zgjedhja e Vlera Halimi Fazlijës në këtë pozitë shënon një tjetër sukses të një profesionisteje shqiptare në SHBA, duke e bërë këtë arritje një moment të rëndësishëm edhe për Preshevën.

Reklamë