Shqiptari tenton të shkojë në Irlandë për punë me dokumente të falsifikuara, ndalohet në aeroportin e Frankfurtit
Një 29-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia Federale Gjermane në aeroportin e Frankfurtit, pasi tentoi të udhëtonte drejt Dublinit të Irlandës me dokumente të falsifikuara.
Sipas raportimit të mediumit gjerman Kinzig.News, shqiptari synonte të niste një jetë të re pune në Irlandë, por udhëtimi i tij përfundoi që në kontrollin kufitar para nisjes së fluturimit, transmeton
Gjatë kontrollit, 29-vjeçari paraqiti një pasaportë polake, për të cilën zyrtarët policorë konstatuan parregullsi. Pas ekzaminimit të detajuar nga specialistët, u konfirmua se dokumenti ishte i falsifikuar.
Po ashtu, gjatë kontrollit të mëtejshëm, policia gjeti edhe një letërnjoftim polak dhe një patentë shoferi polake, të cilat dyshohet se ishin gjithashtu të falsifikuara.
Sipas Policisë Federale, shqiptari deklaroi se dokumentet i kishte zbuluar dhe blerë përmes platformës sociale TikTok, transmeton
Ai dyshohet se synonte t’i përdorte ato për të siguruar në mënyrë të paligjshme një vend pune në Irlandë. Ndaj 29-vjeçarit është nisur procedurë hetimore nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.
Në vend që të mbërrinte në Dublin, shqiptari u kthye në vendlindje, pasi po atë ditë u deportua me avion drejt Tiranës.
Të rejat Lexo më shumë
Kurti për Le Monde: Kosova kërkon anëtarësim në BE bazuar në meritë, jo përmes “derës së pasme”
Zyrtarja shqiptare në institucionin e shtetësisë në Austri nën hetim, dyshohet se favorizoi bashkëkombësit në marrjen e pasaportave
“Prishtina 2030” në fokus: KOK-u kërkon mbështetjen e britanikëve për organizimin historik