Shqiptari arrestohet në Turqi, Gjermania po e kërkonte për tri vepra penale
V.B, shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet gjermane për tri vepra penale, është arrestuar në qytetin e Izmirit në Turqi.
Lajmi është bërë i ditur më nga Ministria e Brendshme turke, ndërsa arrestimi u realizua në kuadër të një operacioni të koordinuar mes policisë turke, departamentit Interpol-Europol dhe shërbimit turk të inteligjencës MİT.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, nën dyshimet për trafikim të lëndëve narkotike, kërcënim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë, shkruan 12punto, transmeton
Operacioni u zhvillua nga ekipet e Policisë së Izmirit, në koordinim me institucionet përkatëse të sigurisë.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për vendin e saktë të arrestimit, rrethanat e veprave për të cilat dyshohet apo hapat e mëtejshëm ligjorë.
Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ka nisur procedura për ekstradimin e tij në Gjermani.
Të rejat Lexo më shumë
Kjo lëvizje e këmbës është një shenjë se motoçiklisti po ju dërgon një mesazh të veçantë pasi ju kalon në rrugë
“Unë jam këtu, me ju”, liderja e opozitës kthehet në Venezuelë - pritet nga turma të mëdha njerëzish
Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria insiston se ka vepruar sipas ligjit: Nuk kemi asgjë për të fshehur