Shqipëria me objektiv të qartë, fitore ndaj Finlandës dhe vendin e parë në grup
Juljan Shehu dhe Etrit Berisha të hënën janë paraqitur në konferencë për shtyp, në prag të dy ndeshjeve të fundit, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Janë shprehur optimistë se Shqipëria do ta ruajë pozitën e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve shkruan Indeks Online.
“Unë besoj se çdo ndeshje ka vështirësinë e vet dhe patjetër që ne duhet të japim maksimumin dhe ta përgatisim atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Presioni është pjesë e lojës, kështu që ne jemi profesionistë dhe duhet të dimë se si ta përballojmë. Patjetër që objektivi ynë është të qëndrojmë në vendin e parë në grup, të ruajmë kryesimin dhe besoj se deri në fund do t’ia dalim”, tha mesfushori Shehu.
Shqipëria të enjten e pret Finlandën në “Air Albania”, ndërsa më 15 nëntor luan ndaj Bjellorusisë në Budapest të Hungarisë.
Këto dy ndeshje janë ndeshje vendimtare sa i takon garës për vendin e parë në grup në Ligën C dhe promovimit në Ligën B.
Shqipëria është e para në grup me 9 pikë. Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë dhe mbajnë pozitat dy e tre kurse San Marino është në vendin e fundit në tabelë.
Të rejat Lexo më shumë
Nga ceremonia te inteligjenca digjitale, si publikimi i të dhënave të policëve të rinj rrezikon sigurinë kombëtare
Jensen Huang ndërtoi një nga kompanitë më të vlefshme në botë, por a mund të detyrohet të largohet nga drejtimi i saj?
Polici polak pasi doli nga koma pyeti për kolegun me të cilin e neutralizuan sulmuesin: A është Kuba gjallë?