← Kthehu te Ballina
Sport 10/11/2026 23:46

Shqipëria gati për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër

Shqipëria gati për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së , bën me dije se në seancën e sotme të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe zhvilluan stërvitjen me ngarkesë të plotë.

Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar në fushë, me qëllim rikuperimin nga dëmtimet e pësuara pas goditjeve të marra në ndeshjet e fundit me klubet e tyre përkatëse. Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen grupit nesër, për seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me Finlandën.

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League, do të luhet të enjten, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë, duke qenë se janë shitur të gjithë biletat për këtë sfidë.

Reklamë