Shqipëria dhe Greqia diskutojnë për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin në arsim
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me ministren greke të Arsimit, Sofia Zacharaki, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, njohjen e diplomave shqiptare, shkëmbimet studentore dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet universiteteve të të dy vendeve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nevojave arsimore të komunitetit shqiptar që jeton në Greqi, si dhe rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.
Takimi synon të forcojë marrëdhëniet arsimore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke krijuar më shumë mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash.
Të rejat Lexo më shumë
Përleshja mes “Plisave” dhe “Intelektualëve” në Gjilan, lëndohen tre policë
Nga Kosova në Dubai: A është investimi në prona më i arritshëm sesa mendoni?
Mike Johnson largohet nga udhëheqja e republikanëve në Kongresin amerikan