Shqipëria dërgon kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin e KFOR-it në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka njoftuar nisjen e kontingjentit të parë të helikopterëve shqiptarë për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.
Nufi theksoi se pjesëmarrja e 13 efektivëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë mision dëshmon profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë dhe angazhimin e vendit si aleat i NATO-s.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e veçantë që ka ky mision për Shqipërinë, duke e lidhur atë jo vetëm me raportet historike dhe vëllazërore me Kosovën, por edhe me sigurinë e përbashkët në rajon.
Sipas Nufit, siguria dhe stabiliteti i Kosovës janë të lidhura drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë rajonit.
“Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Nufi.
Të rejat Lexo më shumë
Nga viti 2027, çiftet në Zvicër mund të mbajnë sërish mbiemra të dyfishtë
Kurti në takim me diplomatët e huaj në vend, flet për planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri
Mourinho paralajmëron: Real Madridi ka ende shumë punë për të bërë