Shqipëri, 16 protestuesit e arrestuar dalin nesër para gjykatës
Gjashtëmbëdhjetë protestuesit e arrestuar pas protestës së 13 tetorit në Tiranë do të dalin të premten para gjykatës penale të Tiranës, ku do të njihen me verifikimin e masës së sigurisë.
Top Channel raporton se ‘ata dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, konkretisht “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndryshe, protesta studentore sot hyri në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese.
Ndërkohë, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte. Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës të së mërkurës, ku akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Evropës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.
Të rejat Lexo më shumë
Vijojnë tensionet në protestë, digjet një kioskë tjetër në bulevard
Antidepresivët mund të shkaktojnë probleme seksuale afatgjata, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rreziqet
Marta Kos përsëri mesazh Kosovës: Ligji për Specialen hap serioz prapa në rrugën europiane