Lajme
13/10/2026 09:31
Shpërthim me tritol në Fier, policia jep detajet
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të martë në qytetin e Fier. Policia bën me dije se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Fier/Informacion paraprak-Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia./euronews/
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Shtëpi 600m² për shitje në Bardhosh - hapësirë për banim familjar #16837
Teknologji
Samsung dhe Apple ishin fituesit në tregun e telefonave inteligjentë të tremujorit të tretë, i cili shënoi një rënie prej 20%
Sport
Mbappe është gati të thyejë një rekord të madh të Messit në Ligën e Kampionëve
Politikë