Ekonomi
27/10/2026 09:16
Shpërndahen 92 mekanizma bujqësorë për fermerët e Drenasit
Islamic Relief Kosova, në partneritet me Komunën e Drenasit, ka shpërndarë 92 mekanizma bujqësorë për fermerët përfitues, në kuadër të projektit “Bujqësia e Qëndrueshme për Fuqizimin e Komunitetit në Kosovë”.
Sipas njoftimit, pajisjet e shpërndara përfshijnë 42 freza bujqësore me gjerësi prej 1.8 metrash, 34 makina mbjellëse për grurë dhe 16 makina mbjellëse për misër.
Kjo mbështetje synon lehtësimin e punës së fermerëve, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme.
Në aktivitetin e shpërndarjes morën pjesë edhe përfaqësues nga zyrat partnere të Islamic Relief.
Projekti mbështetet financiarisht nga Islamic Relief Switzerland dhe zbatohet nga Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Komunën e Drenasit.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Ish-ylli i Real Madridit pretendon se fitimi i Topit të Artë nga Kane ishte i manipuluar
Politikë
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Politikë
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Lajme