Lajme
10/11/2026 12:16
Shpërfilli urdhrin mbrojtës ndaj babait, arrestohet një person në Leposaviq
Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi dyshohet se nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të shqiptuar ndaj tij për shkak të sjelljeve të mëhershme ndaj babait të tij.
Sipas raportit policor, i dyshuari, kishte shpërfillur urdhrin mbrojtës, duke mos respektuar masat e vendosura nga organet kompetente.
“Leposaviq 09.11.2026 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin mbrojtës që kishte pasur për sjelljet e mëhershme ndaj babait të tij”, thuhet në raport.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Kamenica ndan mbi 15 mijë euro për shpërblimin e 387 nxënësve dhe 39 mësimdhënësve
Lajme
Pastrimi spektakolar i një Ford Mustang të vitit 1965, pamjet bëhen virale
Sport
Betim Fazliji i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve
Ekonomi