Shpenzuan 484 milionë euro, Milan, Juventus dhe Fiorentina pa rezultate
Juventus, Milan dhe Fiorentina po kalojnë një periudhë tejet të vështirë në Serinë A, pavarësisht se gjatë verës bënë investime marramendëse që kapin shifrën e përgjithshme prej 484,1 milionë eurosh.
Nga të tre klubet, trajneri i Milanit, Ruben Amorim, po ia del disi më mirë, ndërsa situata paraqitet më e tensionuar për Luciano Spallettin dhe veçanërisht për Paolo Vanolin te Fiorentina.
Në tregun e transferimeve, Juventusi shpenzoi 168,3 milionë euro, Milani investoi 166,6 milionë euro – ku spikat shifra prej 75 milionë eurosh për Gonçalo Ramosin që ende nuk ka dhënë kontributin e pritur – dhe Fiorentina shpenzoi 149,2 milionë euro nën drejtimin e ish-drejtorit Fabio Paratici.
Këto investime nuk po përmbushin aspak pritshmëritë, pasi vendimet e marra kanë rezultuar dështim dhe Fiorentina tani rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, duke bërë që trajnerët të jenë nën presion të madh dhe të rrezikojnë vendin e punës nëse nuk nxjerrin vlerë nga këto shifra.
Të rejat Lexo më shumë
Banka Botërore: Reformat mund të tërheqin 1.5 miliardë dollarë dhe të krijojnë 87 mijë vende pune në Kosovë
Dogana ndalon 120 telefona celularë në të “zezën”, ky është Mobi Shopi që u zunë
Trump: Zgjedhjet në Brazil janë një turp për popullin brazilian