← Kthehu te Ballina
Sport 01/11/2026 00:16

Show nga Barcelona!

Show nga Barcelona!

Barcelona rikthehet me fitore dhe dhuron një spektakël të vërtetë futbolli, duke e mposhtur Deportivo Alavésin me rezultat të thellë 6-1, në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës.

Skuadra katalanase ka qenë e papërmbajtshme, duke shënuar plot gjashtë gola dhe duke treguar fuqinë e saj në repartin ofensiv.

Barcelona dominoi ndeshjen dhe nuk i dha shumë hapësira kundërshtarit, ndërsa Alavés u detyrua të përballej me një skuadër që ishte në një ditë fantastike.

Protagonistë të këtij triumfi ishin Raphinha, Fermín López dhe Lamine Yamal, të cilët udhëhoqën Barcelonën drejt një fitoreje bindëse, në të cilën Raphinha dhe Lamine Yamal realizuan nga dy gola.

Me këtë triumf, Barcelona rikthehet në krye të La Ligës, duke krijuar sërish epërsi prej dy pikësh ndaj ndjekësve në tabelë!

Pas zhgënjimeve të fundit ndaj PSG-së dhe Real Madridit, skuadra e Hansi Flickut ka dhënë një përgjigje të fuqishme në fushën e lojës!

Reklamë