Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë aksionin për kapjen e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.
IndeksOnline raportoi më herët që Sylaj është lokalizuar në malet e Becit të Gjakovës, nga ku po negocion dy kushte me policinë, për dorëzimin e tij.
Bëhet fjalë për takimin dhe bisedimin me familjarët e tij, si dhe dorëzimin te njësiti FIT.
Familjarët e tij tashmë janë nisur në drejtim të Becit, sakaq arrestimi i tij është çështje minutash.
Por, si arriti Alberti deri në Bec?
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ai kishte shkuar në Gjakovë për të marrë veturën e motrës së tij, për të realizuar arratinë.
Aty hasi në rezistencë, gjë që i prishi planet.
Motra dhe dhëndrri i tij nuk i bënë zgjidhje, prandaj ai mori rrugën malore, për t’i ikur syrit publik dhe për t’u fshehur.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi të rejat e fundit të rastit.
Të rejat Lexo më shumë
Nëse s’të bindin pak pare, të bindin shumë pare: Sancho refuzon klubin e La Liga-s pas ofertës multi-milionëshe nga arabët
Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago
Kallas: BE-ja e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë