Lajme
10/10/2026 11:31
SHKK parandalon futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në Burgun e Dubravës
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë në QK në Dubravë, zyrtarët korrektues theksohet se kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë.
“Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë…”, thuhet në njoftimin e tyre.
Lidhur me këtë çështje është njoftuar Policia e Kosovës për trajtimin më tutje.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Uragani Isaias dobësohet pasi godet Floridën, qindra mijëra banorë mbeten pa energji elektrike
Politikë
Lidhjet zvicerane të ish-shefit të arrestuar të shërbimit sekret gjerman
Politikë
Deputeti i PDK-së i reagon ashpër ambasadorit gjerman pas vizitës në Gjykatën Kushtetuese
Lajme