Shkaktoi zjarr duke e pastruar arën dhe e dogji makinën, 74-vjeçari nga rrethina e Tetovës përfundoi në spital
Një 74-vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës pësoi djegie pasi u përpoq të shuante një zjarr në të cilin makina e tij u dogj plotësisht.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, rasti u raportua dje në orën 15:15 në Departamentin e Zjarrfikësve të Tetovës. Zjarri shpërtheu në një fushë pranë rrugës lokale midis fshatrave Pallaticë dhe Ozurmishtë.
"Gjatë inspektimit, u përcaktua se pronari i automjetit, M.S., po pastronte fushën duke djegur bar të thatë, pas së cilës zjarri u përhap dhe përfshiu makinën "Volkswagen Golf" të parkuar".
"Automjeti dhe një pjesë e sipërfaqes me bar të thatë u dogjën plotësisht nga zjarri. Personi u dërgua në Spitalin Klinik në Tetovë për ndihmë mjekësore, dhe zjarri u shua nga Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Tetovës", thonë nga SPB Tetovë.
Të rejat Lexo më shumë
Një trevjeçare mbeti e varur nga kati i 12-të i një ndërtese në Kinë – fqinjët reagojnë shpejt dhe ndërhyjnë për ta shpëtuar
Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin
Dita e Gruas Rurale, Muja: Vetëm 5 për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave