← Kthehu te Ballina

Shiroka Pula takon ambasadorin e Sllovenisë, flet për mbështetjen në rrugën euroatlantike

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Shiroka Pula takon ambasadorin e Sllovenisë, flet për mbështetjen në rrugën euroatlantike

Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Borut Blaj.

Në komunikatën e Presidencës u bë e ditur se në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, raporton IndeksOnline.

Po ashtu bëhet e ditur se Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe procesin e integrimit evropian.

Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike, veçanërisht synimin strategjik për anëtarësim në NATO, si kontribut për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare.

“Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi potencialin për rritjen e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dy vendeve. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e nxitjes së investimeve dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë”, u tha në komunikatë.

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme