Politikë
31/10/2026 11:46
Shiroka Pula takoi akademiket Limani, Mushkolaj dhe Prelvukaj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e akademisë në zhvillimin e shtetit, rëndësinë e arsimit të lartë, avancimin e shkencës dhe kontributin e grave në jetën akademike dhe publike.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e tyre në fushat përkatëse dhe angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe shoqërisë në Kosovë. Ajo theksoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së tyre në adresimin e sfidave dhe në avancimin e mëtejshëm të shtetit.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Kosovari ia bllokon rrugën autobusit në Gjermani, policia e zë në flagrancë
Politikë
Nga kontratat e përkohshme në punësim të përhershëm, ja kush përfiton dhe kush përjashtohet nga ky propozim-ligj
Politikë
Akuza për “grusht shteti” në Poloni
Politikë